Më shumë se 100 persona kanë mbetur të ngujuar në pjesën e sipërme të një ndërtese në Hong Kong për shkak të shpërthimit të një zjarri, raportuan mediet lokale.
Zjarri shpërtheu në Qendrën Tregtare Botërore të mërkurën, duke nxitur operacion emergjent masiv, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.
Shumë njerëz tashmë janë evakuuar, por në mesin e njerëzve që kanë mbetur brenda thuhet se janë persona që kanë shkuar për të blerë gjësende dhe që kanë shkuar për të ngrënë e pirë në restorante. Deri më tani nuk janë raportuar pasoja në njerëz. Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar.
Zjarri në ndërtesën me 38 kate u raportua rreth gjysmë ore pas mesditës sipas kohës lokale.
Një grua në të gjashtëdhjetat është hospitalizuar për shkak të thithjes së tymit, ndërsa tre persona tjerë kanë raportuar se nuk janë ndier mirë.