USAIDI dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes UNICEF-it kanë shpërndarë në shkollat e Kosovës materiale higjienike të nevojshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Sipas njoftimit, shpërndarja është bërë me rastin e fillimit të pjesë së dytë të gjysmëvjetorit të dytë, në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.
Përfitues të kësaj ndihme janë 1,147 shkolla në tërë Kosovën.
“Duke iu falënderuar USAID-it dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes UNICEF-it janë shpërndarë materiale higjienike për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në 1,147 shkolla nëpër të gjithë Kosovën, me qëllim të mbështetjes së rikthimit të sigurtë të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla”, thuhet në njoftimin e programit të UNICEF-it në Kosovë.
UNICEF-i ka apeluar që të respektohen masat për mbrojtje nga COVID-19 siç janë: mbajtja e maskës, respektimi i distancës dhe dezinfektimi i duarve.