Mbi 12 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin “Për shpëtimin e arsimit” në Kosovë, me ç’rast nënshkrimet do t’i dorëzohen kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Kjo u bë e ditur përmes një konferencë për media nga Rrjeti Ombrellë i Shoqërisë Civile të Arsimit Parauniversitar në Kosovë, (ROSCAP), raporton Ekonomia Online.
Peticionin “Për shpëtimin e arsimit” kërkon që shteti të bëjë ndryshime rrënjësore në sistemin e arsimit, është kualifikuar si i padobishëm nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Agon Ahmeti, drejtori i ETEA-së, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme e demokracinë dhe arsimin në Kosovë.
“Sot është një ditë shumë ë rëndësishme për demokracinë dhe arsimin në Kosovë. Për herë të parë në historinë ë Kosovës së pasluftës – qytetarët janë angazhuar drejtpërdrejtë për ndryshimin e gjendjes në sistemin arsimor. Ky moment është dëshmi ë forcës së bashkimit të qytetarëve, shoqërisë civilë dhe te gjithë atyre që ndihen të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit. Krejt kjo sepse arsimi në Kosovë është në krizë të thellë. Dhe kjo nuk është një krizë e momentit, por një problem që ka zgjatur dhe është thëlluar vit pas viti, dukë u lënë pas dorë dhe dukë u degraduar nga të gjitha qeveritë ë pasluftës në Kosovë”
“PISA – testi më valid ndërkombëtar që bën vlerësimin e njohurive të nxënësve 15-vjeçare në lexim, matematikë dhe shkencë, e ka nxjerrë Kosovën 3 herë radhazi në fund të listës botërorë. Në vitin 2015, Kosova u rëndit ë 68-ta nga 72 shtete pjesëmarrëse. Në vitin 2018, Kosova u rëndit ë 77-ta nga 79 shtete pjesëmarrëse. PISA 2022, e renditi Kosovën në vendin ë 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse. Nëse krahasojmë rezultatet e testit PISA në vitin 2018 dhe 2022, Kosova ka shënuar rënie prej 6 pikësh në shkencë, 11 pikë më pak ne matematikë dhe po ashtu 11 pikë më pak në fushën e leximit”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se gjendja në Kosovë është keqësuar bazuar në rezultatet e këtyre tri testeve të PISA-së.
“Përveç që është keqësuar gjendja në arsim bazuar në rezultatet e këtyre tri testeve, Kosova renditet e fundit ne lexim, matematikë dhe shkencë krahasuar më të gjitha shtetet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia ë Veriut, Mali i Zi, Serbia, dhe të tjera. Kosova si gjithnjë rezulton më pikë nën mesataren ndërkombëtarë dhe më së dobëti krahasuar më Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë, Shqipërinë, dhe të tjera. Për këtë gjendje alarmantë në sistemin arsimor të Kosovës, akterët politik dhe jo vetëm, shpeshherë na kanë pyetur së farë kemi bërë në si Organizata të Shoqërisë.
Drejtori i “Teach for Kosova”, Egzon Gashi, ka thënë se në 15 vitet e fundit, numri i nxënësve në Kosovë ka rënë për 33 për qind.
“Nënshkrimet janë mbledhur pas tri kërkesave të para e që është riorganizimi i shkollave me më pak se 60 nënës. Në 15 vitet e fundit, numri i nxënësve në Kosovë ka rënë për 33 për qind. Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit kishte premtuar me bo riorganizimin e 78 shkollave, dhe arriti me i mbyll vetëm 8. Kërkesa e dytë është pensionimi i vullnetshëm i parakohshme për mësimdhënësit mes moshës 55-64 vjeçare. Dhe kërkesa e tretë vlerësimi jetësor i performancës dhe njohurive te mësimdhënies për të gjithë mësimdhënësit. Vlerësimi i performancës na lejon me i pa pikat e forta dhe të dobëta te mësimdhënies, dhe me krijuar zhvillim profesional qe i përgjigjet nevojave te mësimdhënësve”, ka theksuar Gashi.
Drejtoresha e organizatës “Toka”, Jehona Gjurgjela ka njoftuar se 12,526 qytetare te Kosovës kanë nënshkruar në këtë peticion.
“Me këto kërkesa u pajuan 12,526 qytetare te Kosovës, 12,526 qytetare te Kosovës, nga te gjitha regjionet e Kosovës iu afruan vullnetareve tanë dhe dhanë emrin e mbiemrin, vendin e lindjes, numrin personal dhe nënshkrimin e tyre – për këto kërkesa. Brenda gashte muajve, kemi kaluar 69 dite ne terren, ne 16 pika mbledhëse ne te gjitha rajonet e Kosovës. Ishim 14 organizata ne fillim – tash jemi 12,526 qytetare. Sot Kuvendi – shtëpia e qytetareve te Republikës së Kosovës – behet dëshmitar i këtij fakti. Ne biseda me 12,526 qytetare na e pame qe arsimi shume me rendësi për popullin e Kosovës. Përtej kësaj ata na treguan për shumë probleme tjera dhe na inspiruan për angazhime te reja ne te ardhmen. Ndërkohë qe ne po i bënim këto biseda me këto qytetare, Ministrja e Arsimit me 12 maj e quajti te padobishëm peticionin. Na vendosem atëherë mos me ju përgjigje, por me e prite ketë dite kur e dorëzojmë peticionin. Sot, ne vend te përgjigjes e kemi një pyetje. Pyetja për Ministren është kjo. A mendon ende se nënshkrimet e 12,526 qytetareve te Kosovës janë te padobishme? Ndërsa, mesazhi i ynë për Kuvendin është ky”, ka potencuar Gjurgjela.