Ka shkuar në 12,396 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, si pasojë e rritjes së madhe të rasteve të reja ditore.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 2,943 raste të reja, nga testimi i 11,563 të dyshuarve për koronavirus.
Po ashtu, në 24 orët e fundit ka vdekur edhe një person si pasojë e COVID-19.
Pozitiviteti i rasteve në 24 orët e fundit është 25,45%.