Mbi 12 mijë raste të reja dhe 390 viktima nga Covid në Itali

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 12,074 raste të reja me koronavirus nga 294,045 testime të kryera.

Shkalla e pozitivitetit është 4.1%, nga 6% një ditë më parë. Sipas të dhënave të publikuar, sot janë shënuar 390 vdekje, ndërsa 22,453 janë të shëruar.

Ka 3,151 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali. Nga ana tjetër, në pavijonet e zakonshëm, 23,255 njerëz janë të shtruar në spital, më pak se 487 krahasuar me dje.

Të ngjashme