Franca ka shënuar 12,148 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Totali i të infektuarve ka arritur në 589,653, raporton Reuters të premten.
136 të vdekur janë regjistruar tutje duke e çuar totalin në 32,155.
Shifrat e fundit të rasteve me koronavirus në Francë tregojnë për një ulje në krahasim me ditën paraprake dhe gjatë javës së fundit kur u shënuan mbi 16 mijë raste pozitive.