Më shumë se 13,000 euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj, në Istog.
Nisma ka filluar në Facebook derisa aty synohet të mblidhen 20 mijë euro, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit të vrarë ditë më parë.
“Ju lutemi të gjithëve me vullnet të mirë që të solidarizohemi për mbledhjen e sa më shume fondeve dedikuar familjes së Izet Demaj”, thuhet aty.