Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 130,759 infeksione të reja me COVID-19.
Po ashtu, në SHBA u regjistruar edhe 1 mijë e 881 vdekje si pasojë i koronavirusit të hënën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.
SHBA radhitet e para në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.
Totali kombëtar tani qëndron në 26 milionë e 317 mijë e 623 raste të konfirmuara dhe 443 mijë e 355 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.