Mbi 14 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me COVID-19 në Kosovë, duke bërë që të rëndohet situata me pandeminë.

Në raportin e ditës së enjte, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 dhe tetë të vdekur.

Me rritjen e infektimeve, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 14 mijë e 249.

“Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.

Të ngjashme