Të paktën 143 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Prej tyre, 31 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 27 kanë marrë shërbim mjekësore kirurgjike, kurse 35 të tjerë janë mjekuar në Dhomën e Shërbimit Internistik.
Po ashtu, në raportin e punës janë regjistruar edhe 35 raste ortopedike dhe 7 raste, të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku”, njofton SHSKUK.