Numri i të infektuarve nga Covid-19 në botë ka shkuar mbi 16 milionë raste, prej tyre 644,000 humbën jetën si pasojë e këtij virusi, thuhet në shifrat e publikuara nga Univesiteti Johns Hopkins më qendër në SHBA.
Pandemia, e cila filloi në Kinë në fund të vitit të kaluar, shkaktoi edhe trazira globale ekonomike në nivelin që nuk u regjistrua që nga Lufta e Dytë Botërore.
SHBA-ja mbetet vendi më i goditur nga koronavirusi, me 4,178,000 të infektuar dhe afro 146,500 të vdekur, shkruan DW.