Mbi 170 milionë € humbje të Trustit për 9 muaj

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka vazhduar me rezultate negative në investimet e kursimeve pensionale të qytetarëve.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar deri në muajin shtator të këtij viti, humbjet e Trustit për periudhën janar-shtator 2022 arrijnë shumën e përgjithshme prej 170.5 milionë €, raporton Front Online.

Vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.3 miliardë €.

Përderisa investimet e Trustit në tregjet ndërkombëtare kanë marrë tatëpjetën, së shpejti deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin për iniciativën që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet tërheqja e deri 30% të kursimeve pensionale.

Kjo iniciativë njëher ka dështuar në Kuvend, përderisa është rikthyer sërish pas një peticioni qytetarë me mbi 17 mijë nënshkrime.

Madje javën e kaluar lidhur me tërheqjen e mjeteve të Trustit është protestuar në qendër të Prishtinës.

Të ngjashme