Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor” për vitin 2017.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe për persona të dënuar për kundërvajtje në vitin 2017.
Ky publikim përmban të dhëna për këta tregues: mënyra e zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësin e aktakuzës, gjininë, kombësinë e kryesit të veprës penale dhe llojin e dënimit.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në gjykatat themelore dhe degët e tyre kanë qenë të akuzuar 26.706 persona, prej tyre me aktgjykim gjykues janë dënuar 18.753 persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, 971 janë femra.
Ndërkaq, nga të dënuarit për kundërvajtje, janë gjithsej 93.545 persona të dënuar në vitin 2017, prej tyre 88.132 persona janë të dënuar për kundërvajtje në komunikacion.