Komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, ka bërë të ditur se rreth 19 mijë e 540 janë marrë nga Ukraina nga rusët.
Lubinets bëri një përllogaritje duke thënë se nëse një fëmijë kthehet çdo ditë, do të duheshin 55 vjet që të gjithë fëmijët e marrë peng nga Rusia të ktheheshin në Ukrainë.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi shumë mjete për të kthyer të gjithë fëmijët e dëbuar ukrainas. Por ne po kërkojmë gjithnjë e më shumë mjete specifike për të kthyer fëmijët tanë ukrainas”, tha Lubinets, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Që nga tetori Rusia i ka kthyer vetëm 10 fëmijë të marrrë peng nga Ukraina, pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari.