Mbi 2 000 studentë fillojnë vitin e ri akademik në mbi 20 drejtime në Kolegjin “Universum” në Ferizaj

Ferizaj | 10 Tet 2024 | 13:17 | Nga Gzim Mujaj

Kolegji “Universum” të etjen ka mbajtur ceremoninë e fillimit të vitit akademik 2024/2025 në Ferizaj, raporton Ekonomia Online. Mbi 2 000 studentë të rijnë kanë filluar vitin akademik në mbi 20 drejtime të ndryshme.

Zëvendëspresidentja e çështjeve akademike në “Universum” Isabel Salvat, tha se studentët po nisin një udhëtim unik, një fillim të ngritjes dhe zbulimit të vetvetes.

Ajo ka shtuar se duke marr parasysh se këtyre studentëve do t’iu ligjërohen lëndë nga Universiteti shtetëror i Arizonës, duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për marrjen e një diplome nga institucioni  numër një në ShBA për inovacion.

Madje ajo i ka inkurajuar studentët që të marrin pjesë në programet e Erasmus+, duke kaluar një semestër në një nga 200 universitet evropiane.

“Jemi shumë të lumtur që ju kemi këtu, jo vetëm sepse keni zgjedhur të vazhdoni studimet tuaja me ne, por sepse keni zgjedhur te ndiqni një rrugë profesionale që, përmes diplomës qe do te merrni, do te jeni te përgatitur që të përballoni sfidat e botës së shekullit 21 që bashkërisht po ndërtojmë. Ju jeni duke filluar një udhëtim unik të studimeve, një fillim tëe ngritjes dhe zbulimit të vetvetes. Përvoja universitare do të jetë kërkuese, por e mbushur me momente të paharrueshme dhe shpërblyese, te cilat do të ndryshojnë jetën tuaj: do të takoni moshatarë e kolegë, do të krijoni rrjetin tuaj dhe do të bëni miq të përjetshëm”.

“Ju nuk jeni të vetëm në këtë udhëtim. Në Universum, ne do të kujdesemi për ju. Ndërsa filloni këtë udhëtim të jashtëzakonshëm që do të ndihmojë në formimin e tuaj si krijues të ndryshimeve që jeni të destinuar të bëheni, unë do t’ju ftoja të jeni kureshtarë, kërkues, provokues, të pyesni, të jeni të hapur. Ju lutem u bëni profesorëve të gjitha pyetjet që do t’ju nevojiten për të kuptuar më mirë mësimet në lëndët tuaja, shprehni lirisht mendimet tuaja dhe kërkoni komente pasi kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoni dhe zhvilloni të menduarit tuaj kritik”.

“Duke qenë se do t’ju ligjërohen lëndë nga Universiteti shtetëror i Arizonës, ju lutemi, përfitoni nga mundësia e mahnitshme që keni, pra marrja e një diplome të fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti nr.1 në ShBA për inovacion. Ju inkurajoj gjithashtu që të merrni pjesë në programet e Erasmus+, duke kaluar një semestër në një nga 200 universitet evropiane”, tha ajo.

Të ngjashme