Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci në kuadër Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se më shumë se 2.8 milionë ukrainas kanë ikur drejt vendeve fqinje prej kur kanë filluar luftimet.
“Njerëzit vazhdojnë të ikin nga lufta në Ukrainë çdo minutë”, shkroi IOM në Twitter, të hënën, duke shtuar se ata kanë nevojë për “mbështetje të vazhdueshme”.
IOM bëri të ditur se 127 000 ukrainas kanë shkuar në vende të treta.
Sipas UNICEF-it, lufta në Ukrainë po ka një “ndikim shkatërrues” ndaj më shumë se 7.5 milionë fëmijëve.