Në 24 orët e fundit, 2 mijë e 142 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan në Serbi, nga 13 mijë e 323 të testuar.
29 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e këtij virusi në këtë shtet.
5 mijë e 554 persona janë të shtrirë në spitale, nga të cilët 189 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.
Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Serbi.
Rreth 2.5 milionë persona janë testuar deri tani për COVID-19, prej tyre 363,924 dolën pozitiv.
3 mijë e 639 njerëz kanë vdekur në Serbi që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa, nga 2,142 raste të reja të koronavirusit që u konfirmuan në Serbi, më së shumti ishin në Beograd, 566 të infektuar.