Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 560 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas njoftimit të MSH-së prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.
Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Këtë të shtunë është regjistruar një rast i vdekjes me Covid-19. Ndërsa, pas testimit të 1 mijë e 725 mostrave, 7 persona kanë rezultuar pozitivë.