Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka kaluar shifrën prej 2.5 milionë njerëzve, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”. Saktësisht deri tash janë regjistruar 2,501,156 raste me Covid-19.
SHBA-ja mbetet vendi më i prekur me gati 800 mijë raste të infeksioneve, e ndjekur nga Spanja me 204 mijë e Italia me 181 mijë. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe vijnë pas tyre. Deri tash në botë kanë vdekur më shumë se 171 mijë persona.
Më 2 prill ishte arritur shifra e një milion të prekurve, që tregon se për 19 ditë janë shtuar edhe 1.5 milionë raste të tjera të konfirmuara me Covid-19.