Nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri kanë mbetur të vdekur mbi 200 persona.
Ky aeroplan është përplasur për toke afër aeroportit të Boufarik, më pak se 25 kilometra nga kryeqyteti algjerian, shkruan Sun.
Aeroplani ishte duke bartur trupa ushtarake dhe pajisje në momentin e përplasjes rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Mbi 14 ambulanca kanë dalë në vendin ku është rrëzuar aeroplani, prej nga ku janë nxjerr trupa të njerëzve.
Të gjitha rrugët për në aeroport janë bllokuar në mënyrë që shërbimet emergjente të ndërhyjnë më lehtë.
Ushtria e Algjerisë ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar.