Mbi 2000 çifte u shkurorëzuan vjet në Kosovë

Prishtinë | 04 Kor 2025 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Sipas statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2024, janë regjistruar 2146 shkurorëzime.

Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste të shkurorëzuarve) ose 9,7%; Prishtinë (165 raste) ose 7,7%; Pejë (155 raste) ose 7,2% etj.

Sipas ASK-së, krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3,0%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarve.

Të ngjashme