Mbi 2000 gjoba për 24 orë

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 13:13 | Nga

Policia e Kosovës është duke vazhdar me aplikimin e masave shtesë për sigurinë në trafik. Aplikimi i këtyre masave ka bërë që numri i tiketave të shqiptuar ditëve të fundit të rritet.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas policisë janë shqiptuar 2218 gjoba.

Policia e Kosovës, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik siç është bërë e ditur ka marrë masa shtesë me krijimin e TASK FORCË-s, përmes së cilës është bërë shtimi i prezencës së njësiteve policore në trafik në të gjitha akset rrugore, për realizimin e planifikimeve policore duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

“ Vlen të potencohet se aplikimi i masës zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik, ka shtuar edhe numrin e shqiptimit të gjobave në trafik ku gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2218 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke përfshirë edhe për tejkalimin e shpejtësisë e që është njëri prej shkaktarëve kyç të aksidenteve me pasoja fatale”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, kjo TASK-FORCË policore do të vazhdojë me angazhimet e saja në terren deri në arritjen e qëllimit dhe objektivave të saja, e që janë përmirësimi i sigurisë në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.

Policia e Kosovës, sikurse edhe më parë vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët e automjeteve, që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme