Më shumë se 22 punëtorë shëndetësorë në Kosove janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi i ri, kurse 130 janë në vetizolim, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Blerim Syla, Kryetari i Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Ai shtoi se, bazuar ne informacionet e deritashme, gjendja e tyre është e kënaqshme, ndonëse ekziston shqetësimi se numri mund të rritet.
Ai u bëri thirrje institucioneve përkatese të shtojnë kujdesin ndaj masave personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, duke shtuar se “koncentrimi ma i madh është në ata te fronti i parë, duke harruar ata në vijën e dytë e të tretë”.
Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve me coronavirusin e ri, – prej tyre 123 janë shëruar.
Numri i viktimave të martën ka arritur në 16.