Në Kosovë janë 23.845 raste aktive me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën për 2.541 raste të reja pozitive me Covid-19. Ndërsa në total që nga 13 marsi i vitit 2020 janë regjistruar 134 mijë e 818 persona të cilët janë infektuar me virusin korona.
Shkak i infektimit me Covid-19 kanë vdekur 2 mijë e 370 qytetarë.
Kurse janë shëruar 108 mijë e 603
Javëve të fundit ka nisur të rritet numri i rasteve me COVID-19, duke shtuar kështu edhe numrin e pacientëve në spitale.
Ndërkaq institucionet përkatëse në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim.