12 kompani nga industria e drurit po marrin pjesë me mbështetje të KIESA-s ndërsa kompanitë e kllasterit të cilat e kanë ndërtuar edhe shtëpinë e Kosovës nga druri për këtë panair po marrin pjesë me mbështetje të USAID-it.
Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari po i vizitojnë kompanitë pjesëmarrëse.
Swiss Bau 2024 është panairi për industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Zvicër.
Swiss Bau mbledh së bashku një gamë të gjerë specialistësh për çdo 2 vjet. Swiss Bau zhvillohet nga 16 janari deri më 19 janar 2024 në Bazel.