Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 25 407.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111 400, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 403.
Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:
Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.
Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.
Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.