Mbi 27 milionë njerëz të infektuar me Covid-19 në Indi

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

India raportoi 208 mijë e 921 raste të reja me COVID-19 këtë të mërkurë, teksa numri i përgjithshë i të infektuarve ka arritur në mbi 27 milionë.

Regjistrimi i së mërkurës e çon numrin e rasteve të konfirmuara të vendit në 27 milionë e 157 mijë e 795, sipas shifrave të lëshuara nga ministria indiane e shëndetësisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Vendi raportoi gjithashtu 4 mijë e 157 viktima të mërkurën, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi tani në 311 mijë e 388.

India raportoi më pak se 200 mijë raste të reja për herë të parë në më shumë se një muaj të martën – një rënie e konsiderueshme nga raportimi i më shumë se 400 mijë rasteve çdo ditë në fillim të këtij muaji.

Që nga e mërkura, India ka administruar më shumë se 20 milionë doza të vaksinave COVID-19, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Të ngjashme