Mbi 3 milionë të infektuar me Coronavirus në SHBA

| 08 Kor 2020 | 18:42 | Nga

Numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar 3-milionëshin, sipas të dhënave nga universiteti “Johns Hopkins”.

Më shumë se 131 mijë njerëz në SHBA kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Në gjithë botën, deri tash janë regjistruar më shumë se 11.8 milionë raste me COVID-19 e më shumë se 545 mijë të vdekur.

SHBA-ja është vendi më i prekur e pas saj është Brazili e India.

Të ngjashme