Gjermania ka regjistruar mbi 3 milionë raste të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave nga Instituti Gjerman Robert Koch (Rki) në 24 orët e fundit, infeksionet ishin 13 245, ndërsa shkalla e incidencës kombëtare në 7 ditët e fundit ishte 1364 për 100000 banorë.
Vendi evropian me mbi 83 milionë banorë ka raportuar gati 78 500 vdekje nga koronavirus deri më tani, ndërsa 2.68 milionë njerëz janë shëruar nga infeksioni në Gjermani, sipas sipas Universitetit Amerikan Johns Hopkins.