Mbi 300 familje skamnore në Ferizaj mbështeten me pako ushqimore e higjienike

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me një grup biznesmenësh ferizajas, ku dhe do të mbështeten me pako ushqimore mbi 300 familje skamnore.

Postimi i plotë:

300+ familje skamnore mbështeten me pako ushqimore e higjienike deri në përfundim të pandemisë.

E kjo nismë nuk ka sesi të rrjedh ndryshe përpos nga një grup vullnetmirë biznesmenësh ferizajas që morën përsipër ndihmën, për t’u zgjeruar e shumëfishuar ditëve në vijim edhe nga megamarketet e marketet, konfirmimin e së cilëve e mora sot.

FERIZAJ SOLIDAR, kjo na duhet!
FALEMINDERIT!

Fotografia e Agim Aliu
Fotografia e Agim Aliu

Të ngjashme