Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se dje katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 3 mijë e 617 raste pozitive.
Numri total i rasteve aktive ka arritur në 31 mijë e 21 raste, ku tash e disa ditë numri i rasteve pozitive po është i lartë, gjë që ka çuar institucionet që të ashpërsojnë masat mbrojtëse, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 3 mijë e 12 persona, pozitiv kanë rezultuar 198 mijë e 327 njerëz si dhe janë shëruar 164 mijë e 294 pacientë.