Mbi 33 mijë kosovarë janë testuar për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre, të infektuar kanë rezultuar 6 mijë e 680 persona, raporton Express.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se janë regjistruar 213 raste të reja me koronavirus dhe se janë shëruar 109 pacientë.
Rastet pozitive janë nga Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Podujeva, Drenas, Fushë Kosova, Mitrovica, Suhareka, Lipjani, Peja, Vitia, Vushtrria, Skenderaj, Decani, Malisheva, Dragashi, Kamenica, Klina, Obiliqi dhe Shtimja.
Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në gati shtatë mijë, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Aktualisht në tërë vendin janë 2 mijë e 902 raste aktive me këtë sëmundje, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 3 mijë e 614./