Më shumë se 40 veta kanë vdekur – shumica e tyre në Alegjeri – si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë fshatra dhe resorte pushimi në vendet mesdhetare.
Gjithashtu mijëra veta janë evakuuar, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Greqia është duke përgatitur më shumë fluturime evakuimi nga Rodos, derisa flakët kanë marr hov edhe në ishujt Korfuz dhe Evia.
Vala aktuale e të nxehtit nuk duket se do të bie. Temperaturat pritet që të rriten deri në 44 gradë në disa pjesë të Greqisë.
34 të vdekur janë vetëm në Algjeri, përfshirë 10 ushtarë. Bejaia është zona më e prekur ku vetëm nga aty janë 23 nga viktimat.