Numri i të vrarëve në Gaza, e ka kaluar shifrën 41 mijë.
Kështu tha Ministria e Shëndetësisë e vendit, në përditësimin e fundit.
Aty thuhet se të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite që nga 7 tetori janë 41 mijë e 20 palestinezë, ndërsa të plagosur 94 mijë e 925.
Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve, shkruan Sky News.
Ndërsa disa zyrtarë izraelitë kanë kërkuar të hedhin dyshime mbi shifrat e fatalitetit të dhëna nga ministria në Gaza, një numër grupesh të pavarura thonë se ata kanë rezultuar të jenë kryesisht të besueshëm dhe gjerësisht në përputhje me ato të prodhuara më vonë nga OKB-ja dhe vetë Izraeli.