Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Tonin Dedaj u shpreh në një intervistë për Euronews Alnania se situata me përmbytjet mbetet problematike në Shkodër dhe pse intensiteti i shirave ka rënë.
Dedaj nënvizoi se deri më tani janë evakuuar 30 familje dhe në total janë 482 familje të rrethuara nga uji.
“Intensiteti i reshjeve ka rënë, po situata mbetet problematike në këtë bashki. Momentalisht që flasim ka rreth 1855 hektarë tokë në prezencën e ujit dhe rreth 482 familje janë të rrethuara nga uji. Gjatë ditës së djeshme dhe sot vijon evakuuakemi i banoreve. 30 familje janë evakuuar deri më tani”, u shpreh ai.
Dedaj sqaroi se personat që po evakuohen po vendosen në konvitetet e universitetit të Shkodrës.
Ai renditi edhe zonat më problematike, të cilat janë: Njësia Dajç, Velipojë, Gur i Zi, njësia Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.