Mbi 5.4 milionë viktima janë regjistruar deri tani në botë si pasojë e COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga faqja e statistikave worldometers.info.
Nga kjo faqe thuhet se deri tani me këtë virus janë infektuar 285 milionë e 33 mijë e 187 persona.
252 milionë e 757 mijë e 811 persona janë shëruar nga ky virus.
SHBA radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me virus me 54 milionë e 656 mijë raste dhe mbi 840 mijë viktima.
Pastaj India me 34 milionë e 822 mijë e 40 raste dhe mbi 480 mijë viktima.
I treti radhitet Brazili me 22 milionë e 263 mijë e 834 raste të infektuara dhe 618 mijë e 870 viktima.