Qendra e votimit në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë është hapur me kohë, raporton Ekonomia Online.
Menaxheri i shkollës së kësaj shkolle Daut Selimi, tha se në qendër kanë të drejtë vote kanë 5 455 votues dhe se kanë bërë të gjitha përgatitjet për respektim të masave.
“Në shkollën ‘Sami Frashëri’ kanë të drejtë vote 5 455 votues janë 7 vendvotime, 6 të rregullta dhe një i dyfishtë apo me kusht”.
“Të gjitha vendvotimet janë hapë dhe përgatitjet janë bërë me kohë. Çdo klasë është e pajisur me dezinfektues dhe të gjithë janë të obliguar ta mbajnë maskën”.
Ndërsa Fevzi Jetullahu, tha se gjatë votimit çdo gjë ka shkuar në rregull.
“Presim që të vijnë njerëzit e duhur në pushtet”.
Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa hapen 883 vendvotime, raporton EPO.
Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.