Mbi 5 milion euro dëme në Komunën e Rahovecit të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 11:36 | Nga

Komisionet e formuara me vendim të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë publike, shkolla, fusha sportive, rrugë, rrugica, vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi dhe dëmeve të shkaktuara amvisëri dhe ekonomi familjare kanë përgatitur raportet mbi vlerësimin e dëmeve.

Anëtarët e këtyre komisioneve pas vizitave të bëra në teren kanë përgatitur raporte, dhe bazuar në këto raporte vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri është 5 milion e 252 mijë e 984. 15 euro. Raportet e vlerësimit të dëmeve, gjatë ditës së djeshme i janë dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në vizitën e tij të bërë në Komunën e Rahovecit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme