Zyrtarisht mbi 5 milionë e 591 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus në botë.
Deri tash sipas WorldMeters 5 591,668 janë infektuar, 3 479,44 kanë vdekur si dhe 2 367,961 persona janë shëruar nga Coronavirusi në nivel global, transmeton Klan Kosova.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 1 706,226 teksa kanë vdekur 99,805 persona si dhe janë shëruar 464 670 pacientë.
Brazili radhitet në vendin e dytë me 376 669 të infektuar, 23 522 të vdekur dhe janë shëruar 153 833 persona.
Në vendin e tretë është Rusia me 353 427 të prekur, kanë vdekur 3 633 njerëz si dhe janë shëruar 118 798 njerëz.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 187 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.