Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, me prejardhje nga Kosova, Mirlind Daku ka bërë një lëvizje të bujshme brenda kampionatit të Rusisë.

Daku ka kaluar nga Rubin Kazani te Spartaku i Moskës, për shumën e 11 milionë eurove, me klubiin nga kryeqyteti rus që e aktivizoi klauzolën e tij të blerjes.

Mirëpo, kontrata që iu ofrua Dakut, ishte vështirë të refuzohej.

Te Spartaku, Daku do të fitojë një pagë fikse vjetore prej 2.5 milionë euro, aq sa e kishte te Rubin Kazani, mirëpo te klubi i tij i ri ai do të ketë beneficione tjera.

Ai do të fitojë edhe 1.25 milionë euro tjera për besnikëri, në formë bonusi, që në fund e kap një vlerë prej 3.75 milionë euro.

Ai fitoi edhe 1.5 milionë euro, si bonus për nënshkrim të kontratës me klubin e Spartakut të Moskës.

Gjithsej, me nënshkrimin e kontratës së tij me klubin kryeqytetas, Daku ka fituar saktësisht 5.25 milionë euro.

Daku u transferua në kampionatin rus në vitin 2023 nga Osijeku, për shumën e 1.2 milionë eurove.

Më parë, ai kishte luajtur edhe për Muran në Slloveni, për Kukësin në Shqipëri dhe për Llapin e Ballkanin në Kosovë.

Të ngjashme