Mbi 50 komisionerë të shoqëruar për manipulim me vota gjatë aksionit në Malishevë

Prishtinë | 28 Jan 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Rreth 50 persona në Malishevë janë ftuar për intervistim lidhur me procesin e rezultatit zgjedhor, dhe se ende nuk ka një vendim për ndalimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ata do të intervistohen rreth ndërhyrjeve në numërimin e votave, mospërputhje të rezultateve përfundimtare si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Të ngjashme