Dhjetëra tifozë nga Holanda, Roma e Kosova po kalojnë nga kufiri i Morinit për të ndjekur finalen e sotme mes Romës dhe Feyenoordit në Tiranë.
Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës, duke sjellë një atmosferë edhe në Morinë.
Po në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane – asaj të Romës, këta janë shqiptarët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit. /oranews.tv