Numri i të infektuarve me koronavirus në nivel global ka arritur në 598,070 dhe janë shënuar 27,761 viktima, kurse numri i të shëruarve është 131,772 sipas të dhëna nga Qendra e Sistemeve për Shkencë dhe Inxhinieri (CSSE), në Universitetin Johns Hopkins.
Tashmë SHBA-ja ka lënë prapa Italinë e Kinën me numrin e të infektuarve, transmeton Koha.
SHBA-ja ka mbi 104 mijë të infektuar, derisa Italia e Kina kanë mbi 86 mijë, respektivisht 81 mijë.
Kurse numrin më të lartë të viktimave e ka Italia me 9,134 të vdekur. Spanja renditet pas saj me 5,138 viktima. E treta është Kina me 3,177 persona.
Kurse me numrin e të shëruarve prinë Kina me mbi 62 mijë persona, që pasohet nga Irani me mbi 11 mijë, e nga Italia me mbi 10 mijë.
Në Kosovë deri më tani janë infektuar 88 persona, derisa është shënuar një viktimë, dhe një person është shëruar.