Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Hazrolli Group, sot në Parkun e Biznesit në Suharekë do të organizohet një ngjarje që shënon dy dekada sukses në ndërtim, si dhe 5-vjetorin e themelimit të fabrikës moderne për prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave strukturore.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë një delegacion i posaçëm me mbi 60 biznesmenë gjermanë dhe përfaqësues të brendeve ndërkombëtare, që vijnë enkas nga Gjermania për të nderuar këtë moment të rëndësishëm.
Ngjarja do të mbahet pikërisht aty ku funksionon fabrika moderne e Hazrolli Group, e cila çdo ditë prodhon për tregun gjerman – duke furnizuar objekte të njohura dhe projekte voluminoze në Gjermani.
Aktualisht, mbi 90% e prodhimit të kompanisë eksportohet në tregun gjerman dhe atë evropian, duke e pozicionuar Hazrolli Group si një simbol të besueshmërisë, cilësisë dhe precizionit.
Kjo ceremoni është një reflektim i rrugëtimit 20-vjeçar të kompanisë dhe një moment krenarie për rolin e Kosovës në tregun ndërkombëtar të ndërtimit dhe prodhimit industrial me standarde evropiane.
Ndër të pranishmit që do të mbajnë fjalime në ceremoni do të jenë: Joern Rohde, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë; Bali Muharremi, Kryetar i Komunës së Suharekës; Përfaqësues të brendit global në ndërtim ProFine dhe Burim Hazrolli, Pronari dhe CEO i Hazrolli Group.
Ngjarja do të mbahet në Fabrika Hazrolli Group, Parku i Biznesit, Suharekë, në orën 17:00.