Mbi 60 mijë kosovarë drejt Shqipërisë brenda 24 orëve

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm, Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës, ka pasur fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova.

Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve, ndërkaq utomjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta.

Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje-daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi, shkruan A2CNN.

Të ngjashme