Mbi 60 mijë të infektuar me COVID-19 në vend

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 60 mijë e 500.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 503 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 376 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 52 mijë e 621 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 184 pacientë.

Të ngjashme