Mbi 60 milionë të shëruar nga Covid-19 në botë

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Mbi 60 milionë persona raportohet të jenë shëruar nga Covid-19 në botë, derisa mbi 1.8 milionë kanë humbur betejën me këtë virus.

60 milionë e 268 mijë e 793 persona raportohet se janë shëruar nga Covid-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 85 milionë e 206 mijë e 986 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 1 milionë e 847 mijë e 92 persona kanë vdekur si pasojë e tij.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 20 milionë e 924 mijë e 321 raste, pastaj India me 10 milionë e 339 mijë e 573 raste, Brazili me 7 milionë e 716 mijë e 405 raste, Rusia me 3 milionë e 236 mijë e 787 raste dhe Britania me 2 milionë e 654 mijë e 779 raste.

23 milionë e 91 mijë e 101 raste vlerësohet të jenë aktive me këtë virus, nga të cilat 105 mijë e 851 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 3 mijë e 985 viktima si pasojë e Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme