Në Brekoc të Gjakovës, kanë filluar punimet për shtrirje të rrjetit të ujësjellësit. Sipas njoftimit të KRU Gjakova, nga ky projekt 70 familje të lagjes Jetishi do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit.
Vlera e punimeve është 40 mijë euro.
Njoftimi i plotë:
Sot KRU “Gjakova” filloi ekzekutimin e punimeve në Brekoc 3 (lagjja e Jetishëve) për herë të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në këtë lagje ku mëse 70 familje do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit duke u furnizuar me ujë të pijes.
Gjatësia e tërësishme e rrjetit është 8 km, ndërsa vlera e kontraktuar është 40 mijë euro.
Ky projekt po realizohet me iniciativë dhe mjete vetanake të ujësjellësit KRU “Gjakova” me operatorin ekonomik King Sh.P.K.
Urojmë banorët e kësaj zone për ujin e pijes, të cilët janë konsumatorët më të rinj që do i shtohen ujësjellësit tonë.