Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 700 mijë vdekje nga COVID-19, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, duke mbetur vendi më i prekur në botë me rreth 15 përqind të vdekjeve në mbarë botën.
Numri i viktimave ka arritur të jetë afërsisht i barabartë me popullsinë e kryeqytetit e Amerikës, Uashington, DC , shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Kjo shifër u arrit të premten vonë me një mesatare prej mbi njëmijë njerëz që vdesin çdo ditë në një vend ku 55.7 përqind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar, sipas Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
SHBA organizoi një shpërndarje efektive të vaksinave ndonjëherë duke vaksinuar mbi katër milionë njerëz në ditë.