Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Spanjë arrestuan 28 lojtarë profesionistë të tenisit, në kuadër të disa hetimeve për kurdisje të ndeshjeve.
Agjencia e policisë e Bashkimit Evropian – Europol – tha se lojtarët janë në mesin e 83 njerëzve të arrestuar nga Garda Civile e Spanjës.
“Të dyshuarit i korruptuan lojtarët profesionistë për të garantuar rezultate të paracaktuara”, tha Europoli, sipas të cilit, së paku 97 ndeshje janë kurdisur.
Europoli po ashtu tha se ka kryer bastisje në 11 shtëpi në Spanjë, në të cilat janë konfiskuar 167,000 euro, 50 pajisje elektronike, karta krediti, pesë automjete luksoze dhe dokumentacion lidhur me rastin.
Dyzetedy llogari bankare gjithashtu janë ngrirë.
Asnjë nga personat e arrestuar nuk është identifikuar.